21 maj 2011: Në ç’orë është fundi i botës?

Sipas llogaritjeve bazuar në Bibwl bota mbaron sot, apo të paktën kështu duhet. Kështu thotë famullitari Harold Camping dhe ndokush që beson në të: Dita e Gjykimit është më 21 maj 2011.


Megjithatë për momentin bota duket të jetë absolutisht normale.

Megjithatë Camping ishte i qartë: ata që besojnë në profeci do të jenë të mirëpritur në qiell (me trupin e tyre), ndërsa jo-besimtarët do të mbeten në Tokë dhe do të zhduken me planetin, pesë muaj më vonë. Camping, i cili ka bërë llogaritjet bazuar në referencat historike në Bibël, ka paralajmëruar një tërmet katastrofik, në mesnatë, me orën e Jeruzalemit, më 21 maj 2011. Pikërisht 7.000 vjet pas Përmbytjes Madhe.

Courtney Campbell, profesor i fesë dhe kulturës në Universitetin e Oregon State thotë se lëvizjet apokaliptike shpesh janë të lidhura me data me kuptim (të tilla si 1 janari 2000) ose të kohëve të tensioneve të rënda sociale.

Por disa, si Steve Wohlberg – autor i mbi njëzet librave mbi fundin e botës – ka dyshuar mbi saktësinë e llogaritjeve të Camping.

“Askush nuk e di saktësisht se kur ka për të ndodhur”, thotë Wohlberg.

No comments:

Post a Comment