Itali:I hoqën patentën se ishte gay, gjobiten

Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Transportit do të duhet që të paguajnë nga 20 mijë euro gjobë, për shkak se kanë diskriminuar një homoseksual.
Kështu ka vendosur një gjykatë në Katania, sipas së cilës, këto dy ministri kanë diskriminuar në vitin 2008 28-vjeçarin Danilo Giuffrida. Këtij të fundit i ishte hequr patenta, pasi kishte deklaruar se ishte homoseksual. Sipas vendimit të gjykatës, 28-vjeçarit gay i është shkaktuar një dëm moral. Por, zyrtarët e dy ministrive kanë thënë se nuk ja kanë hequr patentën për shkak se ishte gay, por se kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

No comments:

Post a Comment