E zbresin nga avioni, se ishte shumë i gjatë

Një zotërie të gjatë 2 metra i është kërkuar të zbresë nga avioni pasi asnjë nga vendet ku u ul nuk ishte i rehatshëm për të.Ngjarja ka ndodhur në një fluturim të kompanisë amerikane Horizon Air.Gjithsesi, fatmirësisht gjithçka nuk përfundoi kështu. Kompania kërkoi falje publike për këtë “përzënie” nga avioni.“Kërkojmë falje për gjithçka ka ndodhur dhe për mënyrën se si u trajtua ky problem”, lexohej në një komunikatë.Kompania i ofroi zotërisë një biletë tjetër falas për të vazhduar udhëtimin dhe gjithçka u mbyll me kaq. Në SHBA ka ndodhur edhe më parë një episod i ngjashëm me këtë: një zotëri (edhe ky rreth 2 metra i gjatë) nuk mund të qëndronte dot në vendin e rezervuar, por nuk iu kërkua të zbriste. Ai, udhëtimin që zgjati dy orë e gjysmë e bëri duke qëndruar në këmbë.

No comments:

Post a Comment