Hollywood ndryshon fundin e filmit për Bin Ladenin




Lajmin e ka bërë të ditur revista e specializuar amerikane “Variety”. Regjisorja amerikane, fituese e çmimit “Oscar” vitin e shkuar me “The Hurt Locker”, ishte duke punuar mbi filmin së bashku me skenografin Mark Boal.

Kathryn Bigelow nuk do të heqë dorë nga filmi mbi gjuetinë ndaj Osama Bin Laden, por i duhet të rishkruajë fundin pas eleminimit të liderit të Al Kaedës.
Lajmin e ka bërë të ditur revista e specializuar amerikane “Variety”. Regjisorja amerikane, fituese e çmimit “Oscar” vitin e shkuar me “The Hurt Locker”, ishte duke punuar mbi filmin së bashku me skenografin MarkBoal.
Synimi ishte realizimi i një trilleri gjysmë-dokumentar me titull të përkohshëm “Kill Bin Laden”, me protagonist një skuadër të forcave speciale të impenjuara në kërkimin e Osamas.
Duhej të ishte një projekt i vogël që duhet të paraprinte “Triple Frontier”, gjithnjë me Bigelow pas makinës regjistruese. Por ndodhitë e fundit mund të ndryshojnë thellëisht planet e prodhimit, duke shfytëzuar lajmin mbi vdekjen e Bin Laden.

No comments:

Post a Comment