Detaje të reja rreth Windows 8... Windows App Store?

Në internet qarkulluan disa thashetheme interesante në lidhje me Windows 8 dhe njëra prej tyre potenconte një App Store në kuadër të sistemit të ardhshëm të Microsoft.Por tani sipas një dokumenti të ri të publikuar në Windows&Italia thuhet se ky dyqan i aplikacioneve do të jetë i ngjashëm me Apple App Store, dhe do të ofrojë në pah vlerësime, analiza dhe të dhëna prej zhvilluesve. Microsoft thuhet se do të mundësojë që të ofrohet qasje e lehtë në të edhe në Windows Phone 7 dhe Xbox, duke thjeshtuar edhe më tej komunikimin për përdoruesit me platformat e saja.

Zhvilluesit do të duhej të fshijnë përshkrime të zakonshme, pamje të programit dhe kërkesat e sistemit, ndërsa parashihet që aplikacioni t'i ofrojë mundësi përdoruesve që të shohin kërkesat për harduer në mënyrë që ata të shohin nëse e kanë të mundur apo jo punën me aplikacion. Për shembull do të ketë aplikacion që nuk punojnë pa GPS apo ueb kamerë.

Për sa i përket detajeve tjera si për shembull rreth pamjes së ndërfaqes, ato nuk janë bërë të ditura por duket se Windows 8 do të ketë një ndërfaqe që do të jetë e përshtatshme për shfrytëzim edhe në tablet kompjuter.

No comments:

Post a Comment