Hamza: Jemi në rrugë të mirë me FMN-në

 
Delegacioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka edhe një javë kohe para se të del me rekomandime për Qeverinë e Kosovës. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Financave, ata janë në fazën e grumbullimit dhe mbledhjes të të dhënave, pastaj pritet të dalin me rekomandime.

Ministri i Financave, Bedri Hamza i tha Telegrafit se janë në rrugë të mirë me FMN-në për t’i tejkaluar disa mospajtime të vogla.

Sipas tij, delegacioni i FMN-së është duke i mbledhë raportet për të hyrat, të dalat, buxhetin dhe çështje të tjera.

Hamza tha se është i kënaqur me punën që janë duke e bërë për mbledhjen e të hyrave Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK). “Janë në rrugë të mirë të dyja institucionet në mbledhjen e të hyrave dhe jemi të kënaqur me punën e tyre”, tha ministri i Financave.

FMN-ja nuk ishte pajtuar plotësisht me Qeverinë për vendimin kësaj të fundit për rritjen e rrogave për disa kategori të shërbyesve civilë nga 30 deri në 50 për qind mbi rrogën bazë. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment