Greqia humb “timonin” e Ballkanit, e merr Turqia.

Turqia ka dalë si më konkurrentja mes pesë vendeve të Europës Juglindore në një sondazh të ri nga Instituti Ndërkombëtar për Zhvillimin e Administrimit (IMD) .Një ekonomi me rritje të shpejtë, Turqia kapërceu nëntë vende, në të 39-tin në e Librin e Konkurrencës Botërore (WCY) të përvitshëm të shkollës kryesore të biznesit me qendër në Zvicër, i cili mbulon 59 vende të industrializuar dhe ekonomi në rritje këtë vit. Turqia doli kështu shumë më përpara sesa Rumania, Bullgaria, Greqia dhe Kroacia, të vetmet vende nga rajoni të përfshirë në sondazh.

IMD, që ka botuar studimet krahasues të saj që më 1989, analizon dhe rendit aftësinë e vendeve për të krijuar dhe mbajtur një mjedis në të cilin ndërmarrjet mund të konkurrojnë mbi bazën e 331 kritereve. Të dhënat që instituti me qendër në Lozanë përpilon për sondazhin e tij, grupohen në katër kategori kryesore: arritjet ekonomike, efektshmëria e qeverisë, efektshmëria e biznesit dhe infrastruktura, të cilat ndahen pastaj secili në pesë nën-faktorë.

Renditjet e vendeve janë mbështetur në rezultatin e përgjithshëm të tyre deri në 100 pikë, dy të tretat e të cilëve janë mbi të dhënat statistikore dhe një e treta mbi përgjigjet e gjithsej 4000 ekzekutivësh.

Këtë vit, Shtetet e Bashkuara dhe Hong Kong-ut iu dha rezultati më i mirë i mundshëm me 100 pikë secili, që i vë ato në krye, përpara Singaporit në vendin e tretë. Vende të tjerë në dhjetshe janë Suedia, Zvicra, Tajvani, Kanadaja, Katari, Australia dhe Gjermania.

Greqia, që renditej më lart nga vendet e SEE-së vitin e kaluar, ra në vendin e 56-të në sondazhin e ri të IMD-së, një pasyrim i përkeqësimit të problemeve të borxhit dhe defiçitit të vendit.

Si rezultat i kësaj rënie të ndjeshme, Greqia renditet tani më poshtë sesa Turqia, Rumania dhe Bullgaria. Midis vendeve të SEE-së të përfshirë në WCY të sivjetshëm, Greqia është përpara vetëm Kroacisë, e cila ka rënë me dy vende në të 58-tin që nga 2010-ta.

Përveç Turqisë, Rumania është i vetmi vend i SEE që ka përmirësuar renditjen e tij. Ajo u ngjit me katër vende, në të 50-tin, përpara Sllovenisë, Afrikës së Jugut, Jordanisë dhe Argjentinës.

Bullgaria, e cila ishte renditur e 53-ta vitin e kaluar, ra në vendin e 55-të, duke pasqyruar renditjen e ulët të saj në secilin nga katër faktorët thelbësorë. Vendi humbi terren në efektshmërinë e qeverisë, duke rënë në vendin e 41-të në këtë kategori individuale. Ajo ra gjithashtu me pesë vende në infrastrukturë, për të mbajtur vendin e 53-të midis ekonomive të vëzhguara për këtë faktor të posatçëm. Rezultati më i dobët i saj, megjithatë, ishte për efektshmërinë e biznesit, që e vuri atë vetëm dy vende nga fundi.

“Bota e konkurrencës bëhet më kombëtare” dhe është “karakterizuar nga një vetëbesim më i madh i vendeve”, tha Stefani Garelli, kreu i Qendrës Botërore të Konkurrencës të IMD-së. “Ajo gjithnjë e më tepër thekson ri-industrializimin, eksportet dhe një vështrim më kritik në delokalizimin.”

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment