Clinton: Vazhdon lufta kundër Al Qaedes

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka deklaruar në Romë se lufta kundër Al Qaedes dhe terrorizmit vazhdon. "Le të mos harrojmë se beteja për të ndaluar Al Qaeden dhe organizatat e lidhura me të nuk mbaron me një vdekje. Duhet të fuqizojmë vendosmërinë dhe të dyfishojmë përpjekjet jo vetëm në Afganistan dhe në Pakistan, por në të gjithë botën", tha Clinton.

Në anën tjetër, në një intervistë për një emision televiziv amerikan, presidenti amerikan, Barack Obama tha se testet e ADN-së nuk kanë lënë asnjë dyshim se personi i vrarë nga Forcat Speciale Amerikane, më 2 maj në Pakistan, është Osama Bin Laden.

Presidenti amerikan tha se ai dhe ekipi i tij për siguri, përfshirë sekretarin e Mbrojtjes, Robert Gates dhe sekretaren Clinton, i kanë diskutuar pikat për dhe kundër publikimit të fotografive të trupit të krye-terroristit, pasi është goditur në kokë.

Ai tha se ekipi i tij ka vendosur që fotografitë të mos publikohen.

Është arritur marrëveshja se rreziku i sigurisë kombëtare është shumë i lartë, tha Obama për të shtuar: “Ne nuk e paraqesim këtë çështje si trofe”.

No comments:

Post a Comment