Barça çmend botën (VIDEO)

Barcelona shpallet mbretëresha e Europës pasi mund në finale përsëri ata jo pak por Manchester United. Blaugranët e Spanjës arrijnë të fitojnë gjithçka së bashku me yllin e tyre, Lionel Messin.

Gjithçka ka filluar mirë për anglezët e United duke marrë kontrollin e lojës por vetëm për 10 minuta pasi më pas fillojnë ato të jenë zotët e fushës lojtarët e Barçës.

Në minutën e 27′ ka shënuar ai i përhershmi në ndeshjet e mëdha Pedro Rodriguez por goli i tij nuk ka mjaftuar për të fituar në pjesën e parë pasi ka çuar në barazpeshë Wayne Rooney në minutën 34′. Kaq ka mjaftuar për pjesën e parë.
Me fillimin e pjesës së dytë marrin përsëri ato kontrollin e ndeshjes lojtarët e Barçës. Nuk do të mungonte as goli i Lionel Messit i cili kalon në avantazh skuadrën e tij në minutën e 54′ por ai që mbyll gjithçka ka qenë David Villa që me një super gol në minutën e 69′ ka shuar shpresat e United.

Shikoni golat:




No comments:

Post a Comment