Urkaina përkujton 25-vjetorin e katastrofës së Cernobilit


Ukraina e përkujtoi 25-vjetorin e katastrofës më të madhe bërthamore në botë.

Shpërthimi në reaktorin bërthamor të Cernobil më 26 prill, 1986 shkaktoi re të grimcave radioaktive mbi një pjesë të kontinentit evropian dhe detyroi mijëra ukrainas që t’i braktisin shtëpitë.

Rrezatimi nga një shpërthim në reaktor u përhap mbi një zonë të gjerë të Evropës veriore dhe qendrore. Aksidenti shkaktoi krijimin e një zone të shkretë prej 30 kilometrash përreth Cernobil, duke bllokuar një qytet të ndërtuar për punëtorët e uzinës dhe familjet e tyre. Pavarësisht nga mbulimi me beton i reaktorit të shkatërruar, sot në 25 vjetorin e katastrofës, bimët e kultivuara për rreth përbëjnë rrezik rrezatimi, raporton Radio Zëri i Amerikës.

Qyteti Pripyat, dikur kishte rreth 50.000 banorë, tani ata kanë ikur, ndoshta përgjithmonë. Vetëm objekte të jetës së tyre kanë mbeten prapa, të kalbur në pluhur. Pripyat vdiq për shkak të aksidentit vdekjeprurës të centralit bërthamor të Cernobilit.Herët në mëngjes më 26 prill 1986, reaktori i njësisë së Katërt të Cernobilit po i nënshtrohej një prove për sistemin e ftohjes.

Reaktori u nxeh dhe shpërtheu nga presioni i avullit, duke shkatërruar mbulesën e termocentralit. Rrezatimi bërthamor u përhap në qiellin e natës. Dhe, ndërsa njerëzit flinin, ai përfshiu gjithë Pripyatin, pak sa në veri të Cernobilit. Në reaktorin katër, karburanti bërthamor dhe grafiti përreth tij kishin marrë zjarr. Autoritetet dërguan helikopterë të fluturonin mbi reaktor duke hedhur rërë dhe materiale të tjera në përpjekje për të ndaluar zjarrin. Por, zjarri vashdoi gjithë ditën.

No comments:

Post a Comment