Nëse kërkoni të ndiheni mbret për një ditë mjafton të merrni me qera Principatën e Lihtenshtejnit, një parajsë prej 160 kilometrash metrash katrorë që pozicionohet mes Austrisë dhe Zvicrës.
Nëse e merr me qera Lihtenshtejnin do të të presin me një ceremoni zyrtare në të cilën të dorëzohen çelësat e qytetit, një rruge i vihet emri juaj për sa kohë do të jeni aty dhe do të darkoni në kështjellën e Vaduzit nën shoqërinë e verës që vjen direkt nga kantinat e princit. Mund të merrni me vete deri në 150 miq.
Ky lajm është dhënë nga faqja e internetit amerikane Airbnb, por nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga Vaduzi, kryeqyteti i Lihtenshtejnit.
Zyra turistike e këtij vendi (popullsia e të cilit arrin në 33 mijë banorë), e kontaktuar nga mediat britanike, ka bërë të ditur se nuk është në dijeni të kësaj iniciative.(tch)
No comments:
Post a Comment