"Pesëdhjetë e shtatë për qind e fëmijëve shqiptarë të moshës dy deri në 14 vjeç janë objekt i dhunës psikologjike dhe fizike", bën të ditur raporti i UNICEF, " Gjendja e fëmijëve ne botë" për tre muajt e parë të 2011-ës. Një fakt ky që është pohuar nga vetë fëmijët gjatë takimeve të tyre me punonjës të World Vision në Shqipëri, teksa kanë treguar histori dhune nga jeta e tyre. "Ndonëse ligji "Për të drejtat e fëmijëve" që kaloi në parlamentin shqiptare dhjetorin e vitit të kaluar, ka lëvizur disi pushtetin lokal në lidhje më këtë fenomen ende ka shumë punë për tu bërë" thuhet në një njoftim të organizatës botërore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve "Terre des hommes". Aty shtohet se është detyrë parësore e pushtetit vendor që të mbrojnë fëmijët nga dhuna dhe abuzimi në mënyrë që të ndryshohen sa më shpejte këto statistika tronditëse. "Fillimisht, shumë prej komunave nuk ishin entuziaste ndaj idesë së krijimit të një Njësie për Mbrojtjen e Fëmijëve, pjesërisht për shkak se ata nuk e kuptojnë ata, ose qëllimin e tyre" thotë World Vision një organizatë e cila në bashkëpunim me aktorë të ndryshëm lokal ja doli të krijojë disa njësive të tilla për mbrojtjen e fëmijëve. Vetëm gjatë muajit të kaluar u ngritën njësi të tilla në komunat Papër, Shushicë, Gjinar, dhe Shirgjan. Aktualisht në të gjithë vendin operojnë 27 njësi të tilla.
http://www.shekulli.com.al/2011/04/28/gjysma-e-femijeve-shqiptare-jane-objekt-dhune.html
http://www.shekulli.com.al/2011/04/28/gjysma-e-femijeve-shqiptare-jane-objekt-dhune.html
No comments:
Post a Comment