22 dhe jo 43 të vdekurit nga anija në Nil


Më pak nga sa besohej fillimisht janë përfundimisht të vdekurit nga mbytja e anijes në Nil, në jug të Egjiptit.Sipas agjensisë zyrtare të lajmeve Mena, të vdekurit janë 22 dhe jo 43, sikurse qe transmetuar fillimisht.

Agjensia por edhe Televizioni shtetëror kanë transmetuar se anija e vogël transportonte një autobus me 32 pasagjerë, të cilët besohet të jenë pjestarë të një familjeje, që shkonin për vizitë në varreza. Autobusi ka rënë nga anija në lum dhe kjo ka shkaktuar mbytjen e 22 prej tyre.


No comments:

Post a Comment