Del Ponte: Thaçi, jo fajtor për trafikun e organeve


Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, shpreh sërish dëshirën e saj që të punojë si hetuese e pavarur në Kosovë.

Del Ponte, tregohet më e matur këtë herë në fjalorin e saj, kur flet për raportin e Dick Marty-it dhe për dyshimet e saja të shprehura në librin e shumëpërfolur “Gjuetia…”, i cili bëri jehonë pas botimit të saj.


E pyetur nga mediat kosovare, për raportin e Dick Marty-it, ajo u përgjigj: “Siç e dini, unë kam nisur hetimet edhe në kohën kur isha kryeprokurore e TPI-së në Hagë, por nuk kam mundur të vazhdoj ato hetime për arsye të ndryshme. Eshtë e njohur se kam pasur edhe kritika e vërejtje ndaj disa detajeve që kisha vënë në librin tim të botuar pas përfundimit të mandatit tim si kryeprokurore.

“Raportin e Dick Marty-it e kam lexuar me mjaft kujdes dhe kam vërejtur disa gjëra interesante në të, të ngjashme me ato që unë mbroj, por aty kam hasur edhe në shumë gjëra të reja që unë nuk kam ditur, deri para daljes publike të këtij raporti. Pas të gjitha këtyre dëshmive dhe dyshimeve, ne duhet të fillojmë një proces hetimor në rajon, sepse në Kosovë ka pasur trafik organesh. Hetimi duhet të bëhet nga një ekip plotësisht i pavarur për të zhvilluar anketë në Kosovë e më gjerë. Dhe përderisa ka pasur trafik organesh, dikush ose disa duhet të jenë përgjegjës,të cilët edhe duhen gjetur” ka thënë Del Ponte.

E pyetur, se përse nuk është dhënë ndonjë urdhër arresti për Hashim Thaçin, si të dyshuar, gjatë kohës që ajo ishte kryeprokurore e Hagës, del Ponte përgjigjet: “Unë nuk kam përmendur në librin tim Hashim Thaçin dhe nuk implikoj atë në trafik organesh. Nëse e ka përmendur dikush emrin e Hashim Thaçit, ai është Dick Marty. Për mua zoti Thaçi s’ka të bëjë me ketë aferë kriminale. As unë vetë nuk di kush duhet implikuar në këtë mesele, por thuhet se këtu ishte e implikuar UÇK-ja që padyshim do të kapte apo përfshinte disa persona.

Thaçi ka deklaruar se është plotësisht i pafajshëm dhe ne i besojmë atij. Ai duhet të jetë personi numër një me të cilin duhet bashkëpunuar për ndriçimin e këtyre hetimeve”, ka përfunduar Carla del Ponte.

No comments:

Post a Comment