Një 22-vjeçar nga Shkodra ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në mesditën e së premtes në qytetin e Shkodrës.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën pranë kryqëzimit të shkollës pyjore, në lagjen “Tom Kola”, motorçikleta është përplasur me një autoveturë tip “Benz” me targa MA 0406 B, me drejtues shtetasin Fran Rrukaj, 60 vjeç.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar rëndë drejtuesi i motorçikletës tip “Suzuki” me targa SH 227 E, 22-vjeçari Frenkin Arra, i cili ka gjetur vdekjen rrugës për në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa 20-vjeçari Guri që ishte pasagjer është i plagosur.
Sipas dëshmitarëve okularë, motorçikleta me dy të rinjtë vinte nga një rrugë dytësore dhe ndërsa ka tentuar të parakalojë një automjet, është përplasur me mjetin tjetër që po lëvizte në krahun tjetër të rrugës.
Ky është aksidenti i dytë me pasojë vdekjen që ndodh në Shkodër brenda një jave.

No comments:
Post a Comment