Popullsia e Kinës arrin në 1.34 miliardë banorë


Janë publikuar në Kinë rezultatet e regjistrimit të popullsisë të cilat konfirmuan se 1.34 miliardë banorë jetojnë në këtë vend. Kina është vendi i parë në botë për sa i përket popullsisë.

Të dhënat e publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave, tregojnë se popullata e Kinës është shtuar për 73.9 milionë nga viti 2000 në atë 2010.


Duke komentuar të dhënat statistikore, mediat thonë se populli i Kinës po plaket, pasi grupmoshat nën 14 vjeç kanë pësuar rënie nga 23 në 16.6 %, ndërsa ato mbi moshën 60 vjeç janë shtuar me 3%, në krahasim me regjistrimin e vitit 2000.


Gjithashtu shifrat tregojnë se pothuajse gjysma e popullatës së Kinës jeton në zonat urbane.

No comments:

Post a Comment