Sondazhi me 2439 persona: 1412 votojnë Bashën, 1027 Ramën

Kandidati i maxhorancës për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, sipas një sondazhi të Institutit Gjerman të Statistikave dominon me vota ndaj rivalit të tij Edi Rama.

Sondazhi i realizuar ditët e fundit u zhvillua në një qendër Tregtare në autostradën Tiranë- Durrës.
Në votim për dy kandidatët Basha dhe Rama u përfshinë 3482 vetë, nga të cilët rezultuan se 2439 ishin nga bashkia e Tiranës dhe 1024 nga rrethinat apo rrethet.
Referuar rezultateve të këtij sondazhi, për kandidatin Basha votuan 1412 vetë ose 57.90%, ndërsa për Edi Ramën 1027 ose 42.10%.
Për sa u takon qytetarëve që nuk ishin banorë të Tiranës, për Bashën votuan 586 vetë, ose 57.23%, ndërsa për Edi Ramën 438 vetë ose 42.77%. 19 vota rezultuan të pavlefshme.

http://www.lajmifundit.com

No comments:

Post a Comment