Mediat italiane bënë të ditur arrestimin e tre shtetasve shqiptarë nën akuzën e pjesëmarrjes në trafikimin dhe shpërndarjen e kokainës.
Policia ka identifikuar të arrestuarit Fejzi Kulluri, Bledar Bako, dhe Ervis Hyka. Vënia në pranga u bë e mundur gjatë operacionit të koduar “Reds” që ka nisur pikërisht 1 vit më parë në qytetin San Done, në Provincën e Venecias ku edhe ushtronin aktivitetin e tyre.
Sipas policisë italiane, fitimet e tyre nga shitja e kokainës, përllogariten deri në 100 mijë euro në muaj.
No comments:
Post a Comment