Spanjë, protesta në ditën e zgjedhjeve

 
Edhe në ditën e votimit për zgjedhjet rajonale, të rinjtë në Madrid vijuan protestën e tyre për të bojkotuar politikën për shkak të krizës së thellë ekonomike.

Mijëra protestues u grumbulluan në rrugët dhe sheshet e Madridit dhe qyteteve të tjera në vend për t’iu kundërvënë siç thonë ata, politikës e cila e ka zhytur vendin në shifra të larta të papunësisë.

Spanja regjistron numërin më të lartë të të papunëve në të gjithë zonën euro. Shifrat zyrtare flasin për 20 përqind të papunë. Ndërkohë që shifra për të rinjtë e papunë shkon mbi 40 përqind.

Spanja voton sot për të zgjedhur drejtuesit lokalë në mbi 8 mijë qytete dhe 13 presidentë e parlamente rajonale.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment