Siri, mbi 13 të vrarë në protesta (VIDEO)

Mediat e huaja raporojnë se forcat e sigurisë në Siri kanë hapur zjarr ndaj protestuesve antiqeveritarë në disa qytete të vendit.


Të paktën 8 persona raportohen të vrarë në qytetin Homs, ndërsa 2 të tjerë në Sanamenin. Në Marat al-Numan kanë humbur jetën 3 protestues gjatë përleshjeve me policinë.

Viktima janë raportuar edhe në qytetet Banias dhe Latakia. Grupet për të drejtat e njeriut thonë se mbi 850 veta janë vrarë gjatë protestave të javëve të fundit kundër presidentit Bashar al-Asad.



(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment