Refuzoi të martohej me mblesëri dhe e vranë

Drejtësisë do t’i jepen gjashtë pjesëtarët e një familjeje pakistaneze, të cilët akuzohen për një “vrasje nderi”, pasi vranë të bijën e tyre 20-vjeçare ngaqë refuzoi të martohej me mblesëri.Sadia Seih, një e re belge me origjinë nga Pakistani, në 22 Tetor 2007, u qëllua tre herë me armë nga i vëllai 24-vjeçar, në shtëpinë e prindërve në Sarlerua, ku ishte ftuar të pajtohej me familjen.

Vajza e re pati braktisur shtëpinë e prindërve për të studiuar në Sarlerua dhe për të qenë bashkë me të dashurin e saj, një djalosh belg. Prindërit, ndërkaq, ishin munduar ta martonin me një kushëririn(!) e saj që jetonte në Pakistan dhe që kurrë nuk e kishte takuar.

Pasi u grind me prindërit, vajza ishte strehuar tek një shoqja e saj.

Vrasja, e cila karakterizohet “vrasje nderi”, pati shkaktuar “shock” në Belgjikë. Madje, në Sarlerua, afërsisht 1800 persona patën demonstruar në shenjë proteste për vrasjen e saj.

Familja, gjithsesi, kishte refuzuar se ajo kishte dhënë urdhër për ekzekutimin e vajzës.

Dje, gjykata e shkallës së dytë në Sarlerua, vendosi se gjashtë pjestarë të familjes së Sadia kishin organizuar vrasjen: i ati, e ëma, i vëllai i cili tërhoqi edhe këmbëzën, dy motrat si një tjetër vëlla i saj.

Familjarët e viktimës mund të dënohen akoma dhe me burg të përjetshëm.

No comments:

Post a Comment