Punëtorët kthehen në Fukushima

Për herë të parë që nga fillimi i katastrofës bërthamore në Japoni, punëtorët kanë shkelur ndërtesën e një reaktori të centralit bërthamor në Fukushima.
Siç bëri të ditur firma menaxhuese e centralit, Tepco, ata do të masin radioaktivitetin në reaktor. Misioni i tyre është pjesë e përpjekjeve për të vënë në funksionim sistemin e ftohjes së centralit bërthamor.
Kompleksi bërthamor i Fukushimës u dëmtua rëndë pas tërmetit dhe cunamit me pasoja katastrofave, më 11. Mars.

Fatkeqësia e Fukushimës u vendos në shkallën më të lartë 7 të renditjes ndërkombëtare për katastrofat bërthamore.


No comments:

Post a Comment