Nereida Gallardo: Isha në lidhje me Ronaldon vetëm për seks







‘’Ishte i mirë në krevat, për atë isha me atë’’ – shprehet Nereida, duke shtuar: ‘’Ishte shumë akt qyqar që vendosi të ndahet nga unë duke më lajmëruar nëpërmjet telefonit. Por, mendoj se edhe mamaja e tij ka gishta të përzier këtu. Ajo dëshiron të manipulon me atë.’’
Nereida Gallardo me siguri asnjëherë nuk do të merrte famë botërore, po të mos kishte qenë në lidhje me Cristiano Ronaldon. Tash më kur ajo është e njohur kudo, nuk dëshiron të kalon aq lehtë në histori dhe kohë pas kohe tregon ndonjë detaj për të dashurin e saj të dikurshëm.
Në paraqitjen e saj të fundit Nereida ka shpjeguar shkaqet pse ka qenë në lidhje dashurie me futbollistin portugez, njëkohësisht yllin e Manchester United, Cristiano Ronaldo. ‘’Ishte i mirë në krevat, për atë isha me atë’’ – shprehet Nereida, duke shtuar: ‘’Ishte shumë akt qyqar që vendosi të ndahet nga unë duke më lajmëruar nëpërmjet telefonit. Por, mendoj se edhe mamaja e tij ka gishta të përzier këtu. Ajo dëshiron të manipulon me atë.’’
Përndryshe, Nereidës nuk i ka pëlqyer jeta edhe aq shumë në Manchester të Anglisë. ‘’Klubet e natës mbyllen herët, kështu që argëtoheshim duke luajtur ‘PlayStation’, shikuar filma dhe duke bë dashuri.’’
Në pyetjen se sa e fortë ka qenë lidhja e tyre dhe sa e vërtetë, e dashura e dikurshme e Cristiano Ronaldos nuk dinte saktë të përgjigjet. ‘’Isha besnike gjatë tërë kohës që ishim në lidhje, ndërsa se sa ai ishte besnik ndaj meje, nuk jam edhe aq e sigurt sa duhet. Gjeta disa mesazhe në gjuhën spanjolle në celularin e tij, ku fillova të dyshoj se a jam e vetmja në jetën e tij apo jo.’’
Cristiano Ronaldo me anë të zëdhënësit të tij nuk e ka pa të arsyeshme të komentoj deklaratat e aventurës së tij të fundit verore.


http://www.yllpress.com/104/nereida-gallardo-isha-ne-lidhje-me-ronaldon-vetem-per-seks.html

No comments:

Post a Comment