Ndryshojnë sërish tekstet

Projekti i alterteksit, edhe pse jo aq shumë publikisht se sa jashte kamerave, eshte kritikuar ashper nga mesues, prinder dhe nxenes.

Ndryshimi i herepashershem i tekseve, ngarkesa e larte, perkthimi i dobet, por dhe mungesa e vijueshmerise nga nje klase ne nje tjeter, ka sjelle probleme dhe ulje te cilesise. Nxitimthi nje pjese e vogel e nxenesve, te shkolles se mesme "Sander Prosi", dhe te shkolles nentevjecare "Mustafa Gerblleshi" tregojne se ngarkesa ne disa lende eshte shume e madhe

Mesuesit pranojne se eshte mire, qe nje pjese e tekseve mos te ndryshohen shpesh.

Por edhe kete vit shkollor do te hidhen ne treg 175 tituj te rinj, ku sipas te dhenave jo zyrtare mesohet se jane jo te pakta rastet kur nje autor punon per me shume se 3 tekste, cka nuk konsiderohet si nje situate normale dhe ku ajo qe vuan eshte cilesia e librave dhe cka eshte me e rendesishme, cilesia e dijeve qe marrin femijet.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment