Essien, i lumtur në Chelsea

Menaxheri i Michael Essienit ka distancuar mesfushorin e Chelseas nga spekulimet rreth transferimit të tij në Milan gjatë verës.

Rossonerët spekulohej se janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për reprezentuesin ganez. Mirëpo, menaxheri Fabien Piveteau nuk ka dëgjuar asgjë nga klubi italian dhe ka insistuar se klienti i tij është i lumtur të mbetet në Stamford Bridge.

“Nuk kam pasur kontakt me Milanin. Michael synon të mbetet në Chelsea për tri vitet e ardhshme. Të gjithë e dinë se ai është i lumtur në Chelsea”, tha Piveteau.

No comments:

Post a Comment