Lotito konfirmon interesimin te Lorik Cana




Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka konfirmuar se ai ka shprehur interes të madh për mesfushorin e Galatasarayt, Lorik Canën.

Cana është në rrugë të mirë për tu larguar nga Turqia dhe për tu transferuar në një kampionat më të fortë siç është kampionati Italian.
Lazio në Janar ka tentuar që të transferoj Canën por një ofertë e tyre prej 4 milion euro është refuzuar nga drejtuesit e klubit turk.
“Unë e kam dërguar për këtë punë Igli Taren. Cana mund t’i ndihmoj shuë mesfushorëve dhe mbrojtësve të klubit tim. Ai është çdo herë i gatshëm fizikisht dhe ka eksperiencë”.
Lazio është duke u përgatitur të bëj një ofertë dyfish më të madhe se që bëri në Janar, pra plotë 8 milion euro për të transferuar Canën.

No comments:

Post a Comment