Lëv, në rrëfim pa “doreza”: Nuk jam homoseksual

Ai nuk flet shumë, por kur e bën këtë, i thotë të gjitha. Joahim Lëv, trajneri i kombëtares së Gjermanisë, ka folur dje për “Sport Bild” në një intervistë ekskluzive, në të cilën ka thënë shumë gjëra, të shumtat jashtë fushe. Kështu, njëra nga pyetjet, më pikantja, ka qenë në lidhje me faktin që Jogi është përfolur se ka tendenca.... homoseksuale. Kësaj pyetjet, Lëv i është përgjigjur shumë shkurt dhe thjesht. “E kam dëgjuar një gjë të tillë. Por, nuk di se çfarë t’ju them. Unë nuk jam homoseksual. Po të doni mund të pyesni bashkëshorten time Daniela”. Një përgjigje, e cila është komentuar shumë në blogjet e shumta të internetit. Po kështu ai ka folur edhe për një tjetër thashethem, paruken. “Edhe diçka tjetër. Unë nuk kam paruke”, ka përfunduar Lëv.

No comments:

Post a Comment