Lajmi i rrallë:Shqiptari del në altar para priftit, prish dasmën duke rrahur nusen

I dehur apo esëll? Kjo pak rëndësi ka për një shqiptaro-maqedonas, që jeton e punon në Australi. Adnan Rusanovskit do i duhet të vuajë më shumë se 1 vit burg, për shkak se ka prishur martesën e tij ditën që ka shkuar në altar. Deri këtu nuk ka asgjë të habitshme, por më e bukura është se ai ka nisur sherrin me nusen e re në altar para priftit, duke e sharë para dëshmitarëve të shumtë, familjeve dhe miqve.Dhuna ka vazhduar deri tek makina me mbishkrimin “Just Married”, situatë që shkaktoi një impakt në komunitetin australian në Melburne. Ngjarja ka ndodhur më 23 mars të vitit të kaluar, në qytetin County, teksa pardje është dhënë edhe vendimi i gjykatës. Shqiptaro-maqedonasi 30-vjeçar e ka pritur me qetësi vendimin dhe është parë të dalë i shoqëruar nga avokati dhe familjarët pa asnjë kompleks. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Countit, verdikti; 15 muaj izolim. I pandehuri pretendoi se ishte dehur pikërisht ditën e dasmës së tij dhe ka qenë i pavetëdijshëm. Dhuna më e madhe ka nisur në makinën e tyre luksoze “Hummer” dhe ka vijuar deri në recepsionin e hotelit ku do kalonin natën e parë të muajit të mjaltit. E dhunuara është Ferdie Rusanovski, edhe kjo një shqiptaro-maqedonase, që ishte njohur në vendin e saj me Adnanin dhe pasi kishin bërë një dasmë formale në vendin e tyre, kanë vendosur kurorë para priftit në Melburn sipas traditës të këtij vendi.

No comments:

Post a Comment