Këpucë me gazeta. I shet 150$ jashtë shtetit

Nuk dihet nëse mund t’ia dalësh deri në fund të sezonit me to, por këpucët që kanë nisur të prodhojë një i ri kinez, përfundimisht të veçojnë nga klientët e tjerë të dyqaneve të modës. Modelisti kinez, Jang Guong tregon se me një punim delikat dore, por edhe me shumë shumë durim, gazetat e vjetra mund të riciklohen për të prodhuar këpucë të modës së fundit. 27- vjeçari një student universitar, në provincën lindore të Jiangusë, jo vetëm po shet plot në vendin e tij, por edhe në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë. Frymëzimi i punës së tij është gjyshja e cila dikur i punonte sandalet e veta nga fijet e kashtës. Jang e nisi aventurën tre vjet të shkuara, por palën e parë të këpucëve prej gazete e shiti vetëm prillin e kaluar. “Gazetat janë të lehta për t’u punuar dhe mbi të gjitha janë pa para. Këpucët janë tërësisht të punuara me dorë dhe ndryshojnë nga këpucët e lëkurës, këmba është më e lirshme. Për të punuar një palë të tilla, punëtorët presin gazetat në rripa të hollë, i palosin ato dy deri në tre herë dhe i endin për t’i kthyer në lëndën e parë për modelimin e këpucëve” tregon Jang Guong. Pak gomë dhe pak takë dhe një palë këpucë shiten 23- 31 dollarë në Kinë, por 150 dollarë jashtë saj. Tashmë Jang ka të punësuar më shumë se 200 punëtorë në fabrikën e tij, shumica e tyre gra fermere nga fshatrat e afërt. Shpresa më e madhe e Jang për të rritur shitjet është ndërgjegjësimi i publikut se mbrojtja e mjedisit është edhe trendi.

http://www.tiranaobserver.com.al

No comments:

Post a Comment