Itali:Toskana, vendi ku meshkujt “nuk vdesin kurrë”

Janë meshkujt e krahinës italiane të Toskanës ata që kanë jetëgjatësinë më të madhe në botë, bëri të ditur një revistë italiane dje. Me një mesatare prej 79,6 vitesh jete, toskanët lënë pas me diferencë krahinat e tjera italiane dhe mundin me muaj ose pak vite edhe meshkujt holandezë, japonezë apo norvegjezë, ndër më jetëgjatët edhe ata.Gratë e kësaj krahine jetojnë mesatarisht 84,7 vjet, por lihen pas prej japonezeve, të cilat arrijnë mesatarisht të jetojnë deri në 86 vite. Si rrjedhojë e avancimit të mjekësisë, pritshmëria e jetës është rritur gjatë kohët e fundit. Ndërsa në Shqipërinë e vitit 1939 ajo ishte prej 39 vitesh, sot meshkujt shqiptarë jetojnë mesatarisht 74 vjet, ndërsa gratë 79.

No comments:

Post a Comment