Indonezi:9 goditje me kamzhik se tradhtoi bashkëshortin

Irdayanti Mukhtar, 34 vjeç, është dënuar me 9 goditje kamzhiku të premten pasi akuzohet për marrëdhënie jashtëmartesore.Dënimi i gruas, e cila është në proces divorci me bashkëshortin e saj, është kryer në prani të 200 personave në një xhami në Jantho, në Indonezi.Turma e njerëzve në këtë qytet mysliman shumë strikt regjistronte rrahjen brutale dhe bërtiste për më shumë dënime sipas ligjit Sharia. Menjëherë pas nëntë goditjeve, 34-vjeçares i ka rënë të fikët dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Fqinjët e kanë parë gruan me një burrë tjetër në shtëpinë e saj dhe një grup njerëzish kanë hyrë në apartament për t’i marrë dhe dërguar në rajonin e policisë.

No comments:

Post a Comment