Grabitja, vidhen 20 milionë lekë në një pikë këmbimi valutor

Bandat plaçkitëse kanë realizuar vjedhjen spektakolare të 20 milionë lekëve të reja në lekë dhe valutë në një pikë që shërbente për këmbim valutor dhe transferta parash me vendet e tjera.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës, në rrugën e Dibrës pikërisht në segmentin që lidh ish-farmacinë nr. 10 me Medresenë në Tiranë.

Autorët kanë shqyer qepenin e jashtëm, pastaj kanë thyer derën e alumintë dhe xham të zakonshëm për shqyer qepenin e dytë që ndodhej pas derës, dhe pasi kanë hyrë në ambjentet e brendshme të zyrës kanë hapur arkën ku dhe kanë marrë shumën e konsiderueshme të të hollave.
Autorët janë larguar më pas, pa lënë asnjë gjurmë të vlefshme për policinë për identifikimin e tyre.

Ajo që e bënte akoma më të pamundur realizimin e kësaj vjedhjeje është se zyra e grabitur ndodhet vetëm 50 metra larg vendit ku stacionohet një postbllok policie gjatë orëve të natës.

Ndërkohë, policia raportoi arrestimin e të dyshuarit si bashkautor i njërës prej dy grabitjeve të realizuara gjatë ditës së martë.

Shkëlqim Kurti, u arrestua për grabitjen një supermarketi në afërsi të Stadiumit Dinamo, ndërsa janë intensifikuar hetimet për identifikimin dhe ndalimin e autorëve të grabitjes së pikës së këmbimit valutor, ngjarje kjo e ndodhur të njëjtën ditë.

No comments:

Post a Comment