FMN shpëton Portugalinë

 
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shpëtuar Portugalinë nga kriza ekonomike duke aprovuar shumën prej 26 miliardë eurove për Portugalinë, pjesë e pakos shpëtuese që së bashku me Bashkimin Evropian.

Marrëveshja mes BE-së dhe FMN-së për Portugalinë arrin totalin prej 78 miliardë euro, ndërsa e njejta është aprovuar nga ministrat e financave të BE-së në fillim të kësaj jave.

FMN ka ofruar rreth një të tretën e totalit, ndërsa BE, dy të tretat. FMN, përmes një komunikate, ka thënë se pako shpëtuese është hartuar që t`i ofrojë Portugalisë atë që e quajti “pak hapësirë për të marrë frymë” nga huatë në tregun financiar, ndersa qeveria implementon hapa sipas një politike që është e nevojshme për rikthimin e rritjes ekonomike.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment