Çmendet merkato Citi 180 milionë për K.Ronaldon.

Mançester Siti është gati të bëjë çmendurinë e radhës në merkaton e futbollit botëror. Klubi anglez me padron sheikun Mansur, ka vendosur në tavolinë 180 milion euro për Kristiano Ronaldon, por çmenduria shkon më tej me shifrat që talenti portugez do të përfitonte nëse do të pranonte këtë ofertë. Ai do të marrë 17 milion euro neto në sezon, duke u kthyer kështu lojtari më i paguar në historinë e futbollit. Shifrat faranoike vijnë pikërisht në mes të fushatës së UEFA-s për fair-play financar, por paratë nuk janë problem për sheikun Mansur, i cili kërkon t’i bëjë një dhuratë të madhe skuadrës së tij që siguroi një vend në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm. Oferta duket se ka lëkundur Kristiano Ronaldon, i cili aktualisht mban rekordin për transferimin më të shtrenjtë në histori, kur u largua përpara dy vitesh nga Mançester Junajtid për te Reali i Madridit për 96 milionë euro. Gjithsesi, gjithçka është në dorën e madrilenëve, që ka shtuar në kontratën e talentit portugez një klauzolë 1 miliard euro në rast të prishjes së njëanshme të kontratës. Por, 180 milion euro mund të detyrojnë edhe presidentin e Realit, Florentino Perez të heqë dorë nga ylli i skuadrës së tij. Një tjetër fakt që e largon Ronaldon nga klubi madrilen është raporti i tij me trajnerin Zhoze Murinjo. Futbollisti kritikoi mënyrën e lojës së teknikut pas eliminimit në Ligën e Kampioneve dhe nëse do të pranonte ofertën e Mançester Sitit do të vendoste një tjetër rekord në markaton e futbollit botëror.

Arsenali: Të mbash Çesk, luftë e vështirë

Një mendim që po lëviz prej kohësh në kokën e Çesk Fabregas: mirë që çdo verë flitet që kapiteni i Arsenalit është gati për t’u larguar me destinacion Barcelonën (por edhe Inter ose Milan), porn ë fund Çeske rri aty ku është. Por këtë vit, me vetë pohimin e Arsen Venger, do të jetë një betejë të arrish tam bash në Emirates Stadium, edhe pse çmimi i caktuar nga “topçinjtë” (ose 60 milionë stërlina sipas Daily Star) nuk është lehtësisht i gëlltitshëm nga të gjithë. Madje, për shumë pak.

Tevez e ndan mendjen: Do iki nga Siti

Kapiteni i Mançester Sitit, Karlos Tevez ka paralajmëruar se do të largohet nga klubi gjatë verës. Lajmi erdhi vetëm disa ditë pasi menaxheri i ekipit, Roberto Mançini theksoi se Tevez do të mbetet në “Eastlands”. “Dua të largohem nga Mançester Siti. Futbolli ka ndryshuar shumë për mua dhe nuk e di nëse do të paraqitem në kampionatin e ardhshëm botëror. Kjo nuk ka të bëjë me atë nëse do të jem i ftuar ose jo. Jam trajtuar mirë këtu dhe u jam mirënjohës të gjithëve. Por, më duhet një ndryshim i skenarit”, tha Tevez për radion argjentinase, Radio de Plata.

(mapo.al)

No comments:

Post a Comment