Çiljeta: Pasioni im, qitja

Këngëtarja seksi Çiljeta Xhilaga, e cila është njëkohësisht edhe anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, po surprizon çdo ditë e më shumë me performancat e saj në vallëzim, ndërsa merr pjesë në spektaklin “Dancing with the stars Albania”. Krejt ndryshe nga ç’ishte menduar, pavarësisht dembelizmit- siç ka thënë vetë ajo se e karakterizon; si edhe formave të bollshme trupore që mund të ishin një pengesë, Çiljeta po shënon rekorde sa i takon pikëve të marra në “Dancing”, duke ia kaluar edhe shumë prej kolegëve të saj që fillimisht mendohej se do ishin në formë perfekte. Natyrisht që ajo ka hequr edhe shumë kilogramë të tepërt nga pesha e saj trupore, pasi ushtrohet për të paktën 2 orë çdo ditë, për shumë javë me radhë. I ka lënë paksa mënjanë angazhimet muzikore, gjë që tregon se e ka marrë seriozisht pjesëmarrjen në këtë produksion të madh, por megjithatë gjen kohë për të ushtruar edhe disa nga pasionet e saj. Kur vjen puna te hobitë, përherë ka një kuriozitet natyral për personazhet e njohur; çfarë pëlqejnë ata, me çfarë merren në kohën e lirë etj. “Një nga pasionet e mia është qitja. Më shumë më pëlqen me pistoletë, por edhe me çifte. Qëllova dy herë në shenjë sonte me çifte, desh më doli shpatulla vendit”, ka thënë ajo në një program televiziv, ku edhe është transmetuar një video në të cilën këngëtarja e “Pse të dua” ushtronte këtë sport pranë një lumi. Sa i takon eliminimeve të përjavshme që kryhen në spektaklin “Dancing with the stars”, Çili ka thënë se do të preferonte të mos kishte fare eliminime. “Do të doja të kishte renditje të çifteve, nga i 12-ti deri te i pari, që do ishte fituesi i çmimit të madh”, është shprehur këngëtarja seksi, duke ftuar fansat përmes ekranit që të votojnë atë që pëlqejnë dhe që mendojnë se është më i miri.

No comments:

Post a Comment