Berlusconi: Milani më i suksesshëm se Real Madridi dhe Barcelona



Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka thënë se klubi i tij ka më shumë trofe se çdo klub tjetër nën drejtimin e tij.


Milani është duke u përgatitur të fitojë Scudetton pasi vetëm një pikë e fituar në ndeshjen kundër Romës në ndeshjen e ardhshme atëherë Scudetto do të jetë në duartë e Rosonerëve.
“Për Milanin ky do të jetë trofeu i 27-të, ndërsa 26 ne i kemi arritur gjatë kohës kur unë isha president”.
“Kjo e bën Milanin klubin më të trofeshëm në botë dhe unë jam presidenti që ka fituar më shumë trofe në historin e futbollit”.
“Pas meje është Santiago Bernabeu i Real Madridit, ndërsa më pas Los Blancos e emërtuan stadiumin me emrin e tij”, tha Berlusconi për Porta a Porta.

No comments:

Post a Comment