Arrestohen në Iran 30 “spiunë” të CIA-it.

Autoritetet e sigurisë në Iran kanë deklaruar sot se kanë arrestuar 30 persona, që sipas tyre punonin për rrjetin e spiunazhit të CIA-it.
Sipas një komunikate të ministrisë së Inteligjencës, të arrestuarit furnizonin me informacione CIA-n.

Sipas të njëjtit burim, CIA i mblidhte informacionet duke përdorur ambasadat amerikane në Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqi dhe Malajzi.

Në komunikatën zyrtare thuhet më tej se, kundërspiunazhi iranian ka identifikuar 42 agjentë të CIA-s në vende të ndryshme të rajonit.

Në deklaratë nuk u dhanë më shumë detaje, megjithatë, shërbimet sekrete pretendojnë se synimi i agjentëve ishte mbledhja e informacioneve në lidhje me programin bërthamor të Iranit si dhe mbledhja e informacioneve mbi projektet kërkimore të instituteve, universiteteve dhe institucione të tjera.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment