10 aeroportet më të mirë në botë

Kualiteti i udhëtimit me avion varet edhe nga aeroporti, për shkakun se pikërisht nga aeroporti nis edhe udhëtimi. Siguria, funksionaliteti dhe komoditeti i një aeroporti, janë shumë të rëndësishëm për udhëtarët. Për këtë arsye, shoqëria britanike Skytrax ka bërë një sondazh se kush është aeroporti më i mirë në botë, duke pyetur rreth 11 milionë persona. Në tre vendet e para për aeroportet më të mira, renditen aziatikët. Kështu, në vendin e parë si aeroporti më i mirë në botë renditet aeroporti i Hong Kongut. Changi International, aeroporti i Singaporit renditet i dyti, ndërsa në vendin e tretë renditet Incheon International i Seulit. Duhet të shkojmë në vendin e katërt, që të gjejmë një aeroport cilësor evropian. Bëhet fjalë për aeroportin e Mynihut. Më pas vijnë aeroporti i Pekinit, Zyrihut, Amsterdamit, Kuala Lumpurit, për ta mbyllur listën e 10 aeroporteve më të mira në botë me Copenaghen-Kastrup në Danimarkë.

No comments:

Post a Comment