Zgjedhjet,BE:Të publikohet sa më shpejt rezultati.

BRUKSEL- Bashkimi Europian ben apel per perpunim dhe nxjerrje te shpejte te rezultatit te zgjedhjeve ne Shqiperi.Gjate nje deklarate per mediat, zedhenesja e komisionarit evropian për zgjerimin Stefan Fule, ka kerkuar ruatje te qetesise si ne diten e zgjedhjeve dhe veprim sipas procedurave dhe ligjeve ne fuqi.
Sipas saj, zgjedhjet u zhvilluan në një situatë më konstruktive se të vitet e shkuara por gjithaçka sipas saj duhet të zhvillohet në një atmosferë më të qetë.

“Komisioni Evropian inkurajon institucionet e shtetit, partitë politike dhe veçanërisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të krijojnë frymën e duhur. Të gjitha hapat duhet të ndodhin në frymën e Kushtetutës dhe shtetit ligjor. Është e ditur që proccesi zgjat, dhe se nuk mund të mbarojë nga një ditë në tjetrën. Por rezultatet e zgjedhjeve duhet të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur” tha Butler.

Sipas saj, zhvillimi i zgjedhjeve duhet të jetë në përputhje me standardet evropiane.

“Ky është një nga kriteret kyçe për procesin e integrimit. Ne po e ndjekim të gjithë procesin në të gjitha fazat e saj. Duhet të përmbyllet procesi dhe nëse ka më pas kontestime ato duhen bërë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve” tha ajo.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment