Vlorë, fiken dritat gjatë numërimit të votave në KZAZ nr 61

Një incident është shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit në një nga qendrat e numërimit të votave në Vlorë. Në KZAZ nr 61, në pallatin e sportit në Vlorë, rreth orës 3:00 të së martës ka pasur një shkëputje të energjisë elektrike.Menjëherë në vendin e numërimit ka mbërritur kandidati demokrat për Bashkinë e Vlorës, Ardian Kollozi, i cili është konfliktuar me anëtarët e komisionit të numërimit të votave.
Më tej, situata është përshkallëzuar në përplasje fizike mes ish-deputetit demokrat dhe shefit të policisë bashkiake, Ardi Veliu. Është dashur ndërhyrja e policisë së Vlorës që të kthehej qetësia dhe komisioni të rifillonte punën. 

(shekulli.com.al)

No comments:

Post a Comment