Aurela ecen vete

Kete vit askush nuk u ankua per mungese parash apo promocioni te kenges shqiptare, perfaqesuese ne Eurosong. Kengetarja i ka marre vete freret ne dore nga Los Anxhelosi e deri ne punen finale me klipin e kenges. Aurela Gace ne prag te konkurimit
Proven e pare e ka kaluar, sic shkruan mediat, me sukses. Aurela Gace u shfaq ne skenen e Dyseldorfit paraditen e 1 majit me nje veshje te zeze, shoqeruar nga muzikantet dhe tre backvokalet – pjesetaret e tjere te grupit qe do te interpretojne bashke me te. Nderkohe qe kengetarja shqiptare kendonte "Feel the Passion" skena ndricohej nga dritat te kuqe, gershetuar me te bardha, por edhe efekte te ndryshme tymi apo imitim zjarri. Edhe pse prove, Aurela iu dha e tera asaj skene dhe pikerisht per kete u komentua me shume: per potencen e zerit dhe interpretimit. "Sepse dua ta ndjej kete skene, dua te ndihem mire ketu", do te deklaronte ajo me vone. Mbare i ka ecur edhe ne perballjen me gazetaret, pjese tradicionale e axhendes se konkurenteve ne Festivalin Evropian, nderkohe qe pjesa me e veshtire ajo e konkurimit pritet ende te ndodhe. Gjasat jane qe ashtu si cdo vit tjeter Eurosongu te mbyllet po njesoj: me fqinje qe votojne per njeri tjetrin dhe kenge qe renditen ne listen perfundimtare jo aq nga merita e kengeve te bukura apo vokalit te kengetareve sesa prej vendit prej nga ata vijne. Sa dhe si do te kualifikohet kenga jone, kete do ta shohim mbremjen e 10 majit.

Sidoqofte, kete vit Aurela Gace ia ka bere hyzmetin sic duhet prezantimit te vet. E kthyer perkohesisht ne Shqiperi, ne fund te vitit qe shkoi ajo konkuroi ne Festivalin e Kenges ne RTSH me "Kenga ime", nje kompozim i Shpetim Saracit dhe tekst te Sokol Marsit. Vlen te thuhet se sic ndodh gjithmone ne garen e muzikes se lehte qe organizon Televizioni Publik, deri ne sekondat e fundit emrat e fituesve perfliteshin nen ze dhe kete vit informacionet jozyrtare ishin te ndryshueshem: disa benin be e rrufe se fitues do te ishin Miriam Cani dhe Alban Skenderaj me kengen "Ende ka shprese" e disa te tjere se fituesja ishte Aurela Gace. Per te paret thuhej madje se prezantoheshin me nje kenge te kompozuar enkas per ne skenen e Eurosongut. Albani dhe Miriami, krijues te kenges, e kishin kompozuar muziken dhe bashkangjitur tekstin ne menyre qe t’i vinte per shtat edhe skenes evropiane. Per me teper thuhej se Miriami e kishte shprehur deshiren per te perfaqesuar Shqiperine edhe sepse festivali mbahej ne Gjermani dhe sipas kengetares, tregun muzikor gjerman, mentalitetin e publikut dhe menyren e te interpretuarit para tij e njihte shume mire. Askush nuk e vinte ne dyshim se te gjitha keto qendronin, por ne edicionin e 49 te festivalit qe nje vit me pare ata e kishin prezantuar, Miriami dhe Albani konkuronin fort me Aurela Gacen, nje kengetare qe kishte fituar shume cmime ne skenen e tij dhe qe mbi te gjitha edhe ne kete edicion pretendonte. Cka megjithate dukej se nuk e kishte lekundur besimin e ciftit, i cili u pa shume i zhgenjyer ne momentin kur moren trofeun e fituesit te vendit te dyte. Alban Skenderaj para se te largohej nga skena tha dicka te tipit "ja pra qe ato cfare thuheshin qe ne do te fitonim festivalin paskan qene thashetheme", duke e lene me kaq shprehjen e pakenaqesise, e cila ende ndihet ne cdo prezantim te tyre. Edhe muaj me pas Miriam Cani deklaroi neper intervista se kishte konkuruar per te fituar dhe se kengen e kishin shkruar per ate qellim, nderkohe qe pothuaj ne te njejten kohe me Aurela Gacen ata prezantuan edhe klipin, edhe versionin ne anglisht te kenges se tyre. Nuk e kane shprehur hapur, por ideja e tyre ishte t’i ofronin publikut nje lloj mundesie per te krahasuar dy kenget pretendente.

Gje qe edhe sikur te behet, tanime pak vlere ka. Aurela Gace keto dite ndodhet ne Dyseldorf dhe prezantimin e pare me skenen e ka realizuar me sukses. Ajo interpreton ne gjuhen angleze me perjashtim te refrenit te fundit, i cili do te kendohet shqip.

Por ndryshe nga cdo here tjeter perfaqesuesja e ketij viti ka dhene jo pak nga vetja per te qene sa me dinjitoze ne skenen evropiane. Sivjet askush nuk u degjua te ankohej per mungese parash, promovimi te kenges, shperndarje te informacionit apo udhetime te grupit perfaqesues neper vende te tjera, per organizimin e nje fushate sic duhet promocioni dhe kerkimi te votes per mbremjen e 10 majit. Ndodhi keshtu jo aq sepse RTSH-ja kete vit kishte vendosur te tregohej me bujar se zakonisht sesa nga impenjimi i vete kengetares, e cila qe ne krye te heres deklaroi se do te shtynte per me vone cdo angazhim te vetin artistik per t'u marre me kengen e Eurovizionit. Kjo nenkuptonte se Aurela do te shfrytezonte edhe lidhjet e veta muzikore apo financat e veta nese ishte e nevojshme per te realizuar nje kenge te pershtatshme per te garuar me konkurentet evropaine. Pasi hoqi dore nga gjithcka kengetarja u mor vetem me realizimin e kenges ne gjuhen angleze e me pas me klipin shoqerues.

Keshtu pak kohe me pas festivalit, Aurela u vu ne krye te nje grupi, i cili fluturoi per ne SHBA. Audio dhe orkestrimi i "Feel the Passion" u punuan ne nje nga studiot me te njohura muzikore ne Los Anxheles, lidhjet me te cilen ajo i kishte siguruar vete pas shume vitesh qe jeton ne SHBA. Dhe kur gjithcka ishte gati, ne bashkepunim me kompanine "Ministria e Komunikimit" dhe sidomos me regjisorin Albert Malltezi nisen punen me realizimin e klipit. "Une jam shqiptare dhe vij nga nje vend qe eshte Shqiperia", do te thoshte Aurela ne kohen kur grupi ishte ne gjysem te punes. "Jam munduar qe pervec audios qe e kryem ne Los Anxheles, te nxjerrim edhe bukurite natyrore te Shqiperise". Cka nenkuptonte nje shtrirje e madhe e hartes se xhirimeve, ca nga toka e ca nga ajri, nga kamera e Alket Islamit. U filmua ne Dhermi, ne Gjirokaster, ne Butrint, Ksamil e Shkoder. U realizuan pamje me zhytje ne det ne mes te dimrit, apo performanca me fustanin ku gdhendej shqiponja dykrenare ne ambjente te hapura, te cilat i kushtuan Aureles nje kure disa ditore antibiotikesh pas nje bronshiti te marre nga era e ftohte. Si perfundim me pas se 24 ore nga premiera e klipit, ne sitin youtube, kenga "Feel the Passion" arriti ne 8584 klikime, ndersa ne faqen sociale Facebook u postua me shume se 2779 here. Kur kenga ende nuk kishte nisur shtegetimin e prezantimeve, Aurela u rendit nder 10 me te preferuarat e ketij edicioni te Eurosong. Sic shkruhej ne sitin esctoday.com, edhe pse klipi i kenges "Feel the Passion" ende nuk kishte filluar te qarkullonte, Gace bente pjese ne grupin e kengetareve me te pelqyer. Nderkohe qe per t'ia shtuar akoma edhe me dozen e suksesit parafestivalor, RTSH-ja tregoi gjithe zemergjeresine e mundshme duke mundesuar nje tur me te larmishem se zakonisht te kengetares dhe prezantimit te kenges se saj. "Feel the passion" udhetoi ne Maqedoni, Greqi, Kosove, Turqi, Azerbajxhan, Holande dhe Ukraine. Pas cdo udhetimi, ne Tirane vinin lajme se kengetarja shqiptare ishte pritur me interes te madh nga mediat, ndersa kenga kishte marre komente pozitive duke shtuar keshtu shpresat qe te pakten keto vende do t’i jepnin, ne mos piket maksimale, nje numer te kenaqeshem pikesh kenges shqiptare ne momentin e vleresimit. Me pak fjale, nen nje atmosfere krejtesisht pozitive, gjithcka ishte gati. Dicka e ngjashme me nje vit me pare dhe kengetaren Juliana Pasha, e cila gjithashtu nuk pati asnje lloj problemi gjate kohes se pergatitjeve per ne Eurosong. Nese kete vit ne krye te puneve u vu vete kengetarja, per edicionin e kaluar ishte kompozitori i saj, Ardit Gjebrea. Vjet ishte ai qe siguroi bashkepunetoret e duhur dhe krijoi kushtet e pershtatshme qe Juliana te shfaqej e relaksuar ne skene per te dhuruar ate performance te bukur qe ende mbahet mend. Sivjet protagoniste u be kengetarja vete.

"Ndjej nje energji te mire nga publiku", eshte shprehur Gace pak dite pa u nisur drejt Gjermanise. "Por ju lutem mos prisni te bej cudira. Ju lutem me jepni nje energji qe une te dal mire atje. Jam ne gare me 45 shtete qe nuk jane pak, pasi kane eksperience ne skene dhe ne muzike. Nuk kam frike nga asgje, por serish jam ne gare dhe ju lutem merreni si nje feste". Thirrje te ngjashme, te shprehur ne fjale te tjera kane bere cdo vit kengetaret shqipatre ne vigjilje te Festivalit Evropian. Por asnje prej tyre nuk mund te krahasohet me perfaqesueset e dy viteve te fundit. Sepse ne rastin e tyre ka dale dikush qe ka marre punet ne dore, pa iu lutur drejtuesve te RTSH apo organizatoreve te festivalit shqiptar per ca para me shume. Pak a shume sic bente ca vite me pare Luis Ejlli dhe kompozitori Klodian Qafoku, apo Ledina Celo qe dy dite para festivalit harroi veshjet, kengen dhe vete performancen e saj sepse i duhej te ishte edhe perkthyesja e grupit shqiptar edhe organizatorja e takimeve me mediat. Vitet e pjesemarrjes se Shqiperise ne Eurosong duket se u kane dhene nje mesim kompozitoreve e kengetareve: per te dale mire duhet te merren vete me te gjitha. Juliana Pasha ishte e para qe e dha kete mesim. Tani te shohim se si do t'i shkoje Aureles.

(revistaklan.com)

No comments:

Post a Comment