Vettel: Monako është një cirkuit i veçantë

 
Sebastian Vettel, piloti i Red Bull, mezi pret që të fillojë gara e Monakos që është në program këtë fundjavë.

“Të pilotosh një makinë të Formulës 1 në Monako është e jashtëzakonshme. Është një cirkuit i veçantë dhe një sfidë e madhe për çdo pilot. Duhet të jesh i përqendruar në maksimum sepse gabimi më i vogël të kushton shumë”, u shpreh lideri i botërorit të Formulës 1.

Gjermani kampion bote në fuqi theksoi se nisja nga vendi i parë është shumë e rëndësishme në pistën e principatës: “Pozicioni nga ku nisesh është thelbësor sepse në Monako është gati e pamundur të parakalosh.”

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment