Kosova kompleton Qeverinë

 
Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi të martën ka firmosur emërimin e shumicës së zëvendësministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndërkohë që një pjesë fare e vogël e emrave mbeten ende si propozime në tavolinën e kreut të ekzekutivit, njofton Kosovapress.

Në bazë të marrëveshjes tashmë të arritur, PDK-ja do të ketë 18 zëvendësministra i pasuar nga AKR me 6, nga 3 zëvendësministra do të kenë SLS, KDTP, VAKAT dhe Lista Rugova, ndërkaq PDAK dhe PREBK do të kenë nga 1 zv. ministër.

Të sapoemëruarit në këto poste janë nga Ministria e Administratës Publike (MMPH), zëvendës ministër është Hajredin Hyseni nga PDK dhe Serbolub Gjokik nga SLS.

Në Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), janë Basri Musmurati nga PDK dhe Rifat Krasniq nga KDTP. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) do të ketë për zëvendësministra Nehat Mustafa nga PDK dhe Usmen Daldzi nga VAKAT.

Ndërkaq Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural(MBPZHR) do të ketë Xhabir Morina nga PDK dhe Jashar Qukici nga PREBK. Ndërsa Ministria e Drejtësisë (MD), ka vetëm një zëvendësministër, Daut Xhemjli.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) ka për zv.ministër Gani Koci nga radhët e PDK-së dhe Ramadan Hasani nga AKR. Ministria e Financave do të ketë Ramadan Avdiun nga PDK.

Postin e zv.ministrave në Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) do të kenë Slavisha Filipoviq nga SLS dhe Bejtush Gashi nga AKR. Ministria për Komunitete dhe Kthim MKK do të ketë Emin Krasniqi nga PDK dhe Husnije Beskoviq nga VAKAT.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajdin Abazi nga PDK dhe Gani Elshani nga PDAK.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) Shpëtim Rudi nga AKR.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Fatmir Shurdha nga PDK.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Sasha Rashiq nga SLS dhe Ismet Ibishi nga AKR.

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), Ibrahim Gashi nga AKR dhe Petrit Selimi nga PDK.

Ministria e Shëndetësisë (MSH) do të ketë Naim Fetahu nga PDK) dhe Kadir Husein nga KDTP.

Ministria e Infrastrukturës (MI), Ilhami Gashi i PDK-së dhe Banush Pacolli i AKR-së.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) do të jetë Cuneyd Ustaibo nga KDTP.

Ministria e Diasporës (MD), do të ketë Berat Luzha nga PDK dhe Qerim Bajrami nga VAKAT.

Po ashtu, ka mbetur që të emërohen edhe zv.ministra në Ministrin e Integrimit Evropian dhe të Drejtësisë.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment