PE debaton sot për Shqipërinë Disktutohet raporti i Kukan për zgjedhjet e 8 majit

Parlamenti Europian pritet të debatojë sot për zgjedhjet lokale të 8 majit në Shqipëri. Ky debat pritet të zhvillohet gjatë seancës së ditës së sotme, pikërisht në diskutimet e parashikuara në pikën jashtë rendit të ditës.

Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë në PE do të shqyrtojë raportin e delegacionit ad hoc që vizitoi vendin tonë nga data 6 deri në 9 maj. Delegacioni u kryesua nga eurodeputeti Eduard Kukan, njëkohësisht edhe kreu i delegacionit të Parlamentit Europian për vendet e Europës Juglindore.

Zoti Kukan ishte në Shqipëri për të vëzhguar procesin elektoral dhe në 8 maj pati vizituar disa qëndra votimi, duke thënë se do t’i përcillte kolegëve të Parlamentit Europian atmosferën e këtyre zgjedhjeve duke paraqitur një tablo sa më reale. Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Kukan theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për vendin tonë, duke deklaruar se institucionet evropiane presin që këto zgjedhje të jenë të lira, të drejta dhe demokratike.

Ndërkohë që dje dy komisionerët e lartë të Bashkimit Evropian, për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Catherine Ashton dhe ai për Zgjerimin, Stefan Fyle, nëpërmjet një deklarate të përbashkët për shtypin shprehën shqetësimin e BEpër vendimin e KQZ-së për numërimin e fletëve të votimit të kontestuara, çka solli më pas dhe përmbysjen e rezultatit dhe nxjerrjen si fitues kandidatin demokrat, Lulzim Basha për Bashkinë e Tiranës

Dy komisionerët bënë të qartë se procesi ende nuk ka përfunduar dhe se do të ndiqen nga afër procedurat e apelimit dhe publikimi i rezultateve përfundimtare, si dhe do të bëhet vlerësimi i procesit nga OSBE-ja dhe ODIHR-i. BE u kërkon partive që për këtë vendim të KQZ-së të merret një vendim nga jashtë.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment