Vdes shkrimtarja suedeze Birgitta Trotzig

 
Autorja ekzistencialiste dhe akademistja suedeze, Birgitta Trotzig vdiq dje në moshën 81-vjeçare, njoftoi Akademia suedeze, që jep çmimin Nobel të Letërsisë.

Dominuar nga ekzistencializmi por padyshim i errët, vepra e saj përbëhet nga 20 romane ka qenë shumë e ndikuar nga çështja e së keqes dhe fesë.

"Letërsia është rituali i vetëm kuptimplotë. Nëse une shkruajm përgatis veten për vdekjen'', ishte shprehur ajo kohët e fundit në të përditshmen franceze ''Express''.

Lindur në vitin 1929 në Goteborg, ajo publikoi librin e parë në vitin 1951 dhe u kthye në katolike në 1955. Veprat e saj më të njohura janë ''I shkarkuari'' (1957), ''Sëmundja'' (1972) dhe ''Vajza e Mbretit Thithlopë'' (1985).
(BalkanWeb.com)

No comments:

Post a Comment