Themelohet edhe Ministria e Diasporës

 
Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Ministrisë së Diasporës.

Kryeministri Hashim Thaçi tha të mërkurën se ky institucion do të jetë adresë e vërtetë për të gjitha nevojat dhe shqetësimet e atdhetarëve në diasporë, si dhe për forcimin e lidhjes së tyre me vendlindjen.

Ministria e Diasporës do të drejtohet nga partneri i PDK-së në koalicionin qeverisës, Aleanca Kosova e Re, ndërkaq ministër pritet të emërohet nënkryetari i kësaj partie, Ibrahim Makolli.

Me këtë vendim numri i ministrive arrin në nëntëmbëdhjetë (19), gjë që e bën Qeverinë e Kosovës me më së shumti dikastere krahasuar me qeveritë e vendeve të rajonit. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment