Terapi e këndshme me erë të pakëndshme

Ju është mërzitur përtypja e përditshme e çamçakëzit dhe e bonboneve mentol?! Atëherë. provojeni jogurtin!

Rezultatet e hulumtimeve të bëra që janë paraqitur në simpoziumet ndërkombëtare të stomatologëve, tregojnë se - 24 persona, 2 javë kanë abstenuar nga konsumimi i jogurtit,
pas së cilit abstenim kanë pirë rreth 90 g jogurt të zakonshëm dy herë në ditë, në periudhën prej 6 javësh.

Atëherë 80 për qind të të hulumtuarve të cilët vuajnë nga duhma e rëndë e gojës kanë vërejtur përmirësim të dukshëm.

Hulumtuesit përfundojnë se jogurti bllokon bakteret në gjuhë, të cilat rëndom prodhojnë përbërës sulfurikë, shkaktarë kryesorë të erës së pakëndshme. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment