Valdano pranë largimit nga Reali


Drejtori i Real Madridit, Jorge Valdano, është shumë pranë largimit nga klubi, gjithnjë sipas medieve spanjolle, ndërsa arsyeja kryesore besohet të jenë raportet jo të mira me trajnerin Jose Mourinho.


El Mundo Deportivo shkruan se Valdano e ka të vështirë të punojë me Mourinhon në stol, pasi është i frustruar nga mungesa e qasjes në ekipin e parë.

Sipas burimit të sportives katalanase Florentino Perez dëshiron ta mbajë Valdanon në klub dhe po ashtu dëshiron që t’i shmangë zhvillimet kontroverse. Si zëvëndësues i Valdanos në rast të largimit shihet ish-mbrojtësi madrilen, Fernando Hierro.
(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment