F1, Schumacher: Mercedes tregoi shenja përmirësimi


Michael Schumacher, piloti gjerman i Mercedes GP, shprehet se në Cmimin e Madh të Turqisë, skuderia ku ai bën pjesë ka bërë hapa përpara edhe pse vetë kampioni gjerman është renditur në vendin e 12.


“Nuk jam i kënaqur me fundjavën time në Turqi, por ka pasur shenja përmirësimi për ne si ekip dhe kjo gjë rrit motivimin tim. Po punojmë shumë dhe kjo gjë po jep rezultatet. Jemi të vendosur të ecim para”, deklaroi Schumacher në faqen zyrtare të skuderisë së tij.

Shtatë herë kampioni i botës theksoi se pret surpriza për Cmimin e Madh të Spanjës që do të zhvillohet javën e ardhshme.

“E njohim shumë mirë cirkuitin e Katalunjës, por duhet të shohim efektin e KERS-it, DRS-së dhe gomave Pirelli në një pistë ku gjithmonë ka qenë e vështirë të parakalosh”, përfundoi Schumi.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment