Rummenigge: Altintop është pranë Realit


Karl Heinz Rummenigge, presidenti i Bayern Munchen, u shpreh për ‘Die Welt’ se mesfushori turk, Hamit Altintop, është shumë pranë transferimit tek Real Madrid.


“Real Madrid është shumë i interesuar për Altintop. Zërat që qarkullojnë janë të vërteta”, theksoi Rummenigge.

“Altintop ka luajtur vetëm 3 herë si titullar gjatë këtij sezoni dhe kjo është shumë pak. E kuptojmë dhe respektojmë dëshirën e tij për tu larguar. Dëshira e tij nuk ishte që të zgjaste kontratën me Bayern, kontratë që përfundon në fund të këtij sezoni”, shtoi presidenti bavarez.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment